Shëndeti
5 vjet më parë erdhi Covidi, sëmundja që na plaku të gjithëve
Pesë vjet pas Covid-it, na ka mbetur një dëshirë e vetme: të mos ua shohim më bojën atyre ditëve.
Po, imazhet e spitaleve, të të sëmurëve, të ambulancave dhe të makinave funerale, maskat, radhët, vaksinat. Por edhe fytyrat e atyre që na udhëhoqën dhe na shoqëruan në ato ditë: presidentët, kryeministrat, ministrat, drejtuesit e shëndetit publik, dëshmitarët mjekësorë dhe mediatikë të Covid-it, zërat e tyre, përsëritjet e tyre, kërcënimet e tyre, premtimet e tyre, recetat e tyre.
Nuk duam t’i shohim më, edhe pse jo pak prej tyre ende qarkullojnë, veçanërisht në televizion. Në djall vaftë Covid-i me të gjithë filistejtë e tij.
Pesë vjet më parë Covid-i na plaku menjëherë.
U plakëm të gjithë më shpejt; gra, të moshuar, fëmijë, të rinj e të rritur. Jetuam një vit, gati dy, si të moshuar, me një armëpushim të pjesshëm veror. Të izoluar në shtëpi, duke jetuar si pensionistë, si të dobët, si të shtruar në spital, të distancuar nga të gjithë, të izoluar nga të tjerët, larg botës; ruajtëm mbijetesën duke jetuar më pak, duke mos dalë, duke mos udhëtuar, duke mos rrezikuar. Vuajtëm largësinë e trupave të tjerë dhe frikën për trupin tonë, siç ndodh me të moshuarit. Dhe ashtu si ata, vendosëm shëndetin mbi gjithçka tjetër; shpëtimin e jetës me çdo kusht. Shumë të moshuar vdiqën nga pandemia, por Italia nuk u bë më e re. Ky ishte dëmi i parë i madh biologjik që vuajtëm kolektivisht.
Edhe adoleshentët u plakën papritmas gjatë pandemisë: nëse një djalë nuk shkon në shkollë, nëse e ndan nga miqtë e tij, nëse çdo grup shoqëror shihet si një kërcënim, nëse i ndalohet të dalë jashtë, të udhëtojë, të jetë në rrugë ose të shijojë jetën e natës, atëherë i ke imponuar jetën e një të moshuari, me trupin dhe instinktet e një të riu. U bëmë më shumë spektatorë, më pak aktorë të jetës sonë, jetonim jetën e të tjerëve, madje edhe vdekjet e tyre; të fiksuar pas ekranit, të mbyllur në punët e shtëpisë, në një jetë të kufizuar dhe spitalore, me maska dhe vaksina.
A do të kishte qenë ndryshe pa izolimin total?
Nuk kemi një krahasim të saktë për ta konfirmuar ose për ta mohuar. Historia e Covid-it ka dy anë: nga njëra anë është historia e trajtimeve të suksesshme, përkushtimi i madh i mjekëve dhe shpëtimi i shumë njerëzve. Nga ana tjetër, ishte vala e gabimeve mjekësore që mori mijëra jetë në fillim, qindra vaksina të shpejta dhe një regjim kufizimi dhe survejimi për të cilin ende nuk mund të vlerësojmë dëmet dhe pasojat.
E quajtëm periudhën e pandemisë “novida” – e kundërta e “movida” (jeta aktive e natës).
Novida ishte humbja e jetës, e punës, e marrëdhënieve, e lirisë, e udhëtimeve, e kontakteve familjare – një depresion masiv. Kur mbaroi Covid-i, u pamë të çliruar fizikisht, por me mendje të burgosur; ishim si kafshë të frikësuara që riktheheshin në hapësirat publike, të kujdesshëm, të maskuar, duke u larguar nga çdo afërsi apo grumbullim.
Pandemia na reduktoi në “jetë të zhveshura”, ku ekzistonim vetëm për të përmbushur nevojat bazë – ngrënien, pirjen, shëndetin. As ushqimi nuk ishte më një moment bashkimi; ai u shndërrua në një akt të pastër mbijetese.
Kufizimi më i thellë ishte në vizionin tonë, si në perceptim, ashtu edhe në mendje.
Nuk kishte më botë, nuk kishte më natyrë, nuk kishte më art, kisha, librari, kinema, teatro, koncerte apo sport. Edhe ato pak gjëra që mund të bënim nga shtëpia, si leximi dhe mendimi, nuk i bëmë plotësisht. Ishim të zënë duke mbrojtur veten, duke bërë ushtrime në shtëpi dhe më pas duke qëndruar të mbërthyer para ekranit, për të harruar gjithçka tjetër.
Pandemia na bëri të gjithë më të barabartë, sepse na uli në nivelin e kafshëve, pa zë, pa mendim, pa krijimtari, pa argëtim.
Reduktimi biologjik ishte gjithashtu një reduktim individual, në vetmi.
Ndryshe nga kafshët, ne humbëm grupin dhe hapësirën e lirë. Në emër të ruajtjes së “jetës së zhveshur”, sakrifikuam gjithçka tjetër. Siç thoshte Juvenali: “Për të ruajtur jetën, humbëm kuptimin e saj.”
Jeta u reduktua në një listë simptomash dhe masash mbrojtëse: kollë, ethe, testime, maska, vaksina. Fjalori ynë u ngushtua në një përkufizim të pastër mjekësor dhe sanitar.
Dhe njerëzit, edhe pse duke u ankuar dhe duke rezistuar, pranuan sigurinë në vend të lirisë, pranuan të dorëzonin të drejtat e tyre në këmbim të mbrojtjes.
Në fund, sakrifikuam lirinë, jetën, punën, sovranitetin dhe lumturinë, për hir të një iluzioni mbijetese.
Mala tempora Covid. (Kohë të errëta të Covidit).
Lajme
Prodhuesi zviceran i barnave Roche do të investojë 50 miliardë dollarë në SHBA në përpjekje për të shmangur tarifat e Trump
Prodhuesi zviceran i barnave Roche ka thënë se do të investojë 50 miliardë dollarë në prodhim në SHBA gjatë pesë viteve të ardhshme, duke iu bashkuar radhës së kompanive që zbulojnë investimet në përpjekje për të shmangur tarifat e mundshme ndëshkuese të Donald Trump .
Roche tha të martën se investimi do të krijojë më shumë se 12,000 vende pune, duke përfshirë 6,500 në ndërtim dhe 1,000 në objektet ekzistuese të reja dhe të zgjeruara në SHBA, duke përfshirë fabrikat dhe qendrat e shpërndarjes në Kentaki, Nju Xhersi dhe Kaliforni, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv
Zvicra ka një tarifë 10%, e cila pritet të rritet në 31% kur të përfundojë pauza 90-ditore që Trump njoftoi në fillim të këtij muaji.
Roche, barnat e njohura të së cilës përfshijnë trajtimin e kancerit të gjirit Herceptin Hylecta, ilaçi Ocrevus për sklerozën e shumëfishtë dhe ilaçet për artritin, HIV-in dhe aknet, punëson rreth 25,000 në 24 vende në SHBA.
Shëndeti
Shenjat që tregojnë se trupit juaj duhet të pushojë dhe çlodhet
Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera.
Pagjumësia
Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar. Për shembull, aktiviteti i tepruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor. Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme.Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen. Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik. Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë.
Rrahjet e zemrësNjë shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës. Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta. Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë. Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon aq më mirë funksionon zemra. Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe.Dhimbjet
Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë. Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion. Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3. Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat.
Oreksi
Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi. Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi. Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni.Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen.
-
Lajme8 months ago
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
-
Lajme9 months ago
“O ik, ik!” – Tragjedia në Vushtrri / “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”
-
Lajme8 months ago
Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje
-
Lajme8 months ago
E dhimbshme: Vdes i riu Valon Mulolli, familja jep lajmin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 8 deputetët e AAK-NISMA që kanë fituar votat
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 20 deputetët e VV-së që fituan mandatin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 10 deputetët e LDK-së që fituan mandatet
-
Lajme8 months ago
Del emri i parë i kompanisë që SHBA e futi në “Listën e Zezë”