Zgjedhjet
Myzejene Selmani e AKR-së falënderon prizrenasit për mbështetje në tubim
Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit për Familje, Myzejene Selmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Prizrenit gjatë tubimit të fundit.
Ajo falënderoi me sinqeritet të gjithë të pranishmit.
“Faleminderit Prizren nga zemra,” ka shkruar Selami, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të, numrin 42 dhe partinë me numrin 129.
Lajme
Mehmetaj kërkon sqarim: A është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, apo ministre e Kurtit?
Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur një dilemë lidhur me rolin dhe pozicionin e deputetes Duda Balje në raport me Qeverinë dhe dyshimet për lidhje të saj me terroristin Milan Radojçiqin.
Mehmetaj ka rikujtuar një moment kur, sipas analistit Sadri Ramabaja, Balje është takuar me Radojçiqin më 28 shkurt – një takim që, sipas tij, e ka alarmuar edhe Qeverinë, duke nxitur thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Megjithatë, vetëm pak kohë pas këtyre pretendimeve, Duda Balje është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Qysh e din, Ramabaja erdh edhe na tha se me 28 shkurt është takuar Duda Blaje me Radojçiqin. Për me ia konfirmu Ramabajës informatat, qysh e dini Qeveria e thirri Këshillin e Sigurisë kombëtare, me u hetu ky rrezik i madh nacional. Deputetët e minoriteteve po na flasin me Radojçiqin, më saktësisht Duda Balje.
Çka më bë, Duda Balje në Qeveri në takim me Albin Kurtin. Edhe po del Duda Balje, e pyetën e nderume a ka ofertë për ty si ministre tha po. Askush nuk e mohoi prej qeverisë. Kështu që duhet me u sqaru na: a është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, qysh vetë pushteti. Apo është ministre e Albin Kurtit. Kjo e meriton një përgjigje para publikut…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.
Zgjedhjet
Lagja 3 e Skenderajt mbështetë masivisht Shabhin Dervishaj 77
Lagja 3 e qytetit të Skenderajt i ka dhënë mbështetje PDK-së dhe kandidatit të kësaj partie me numër 77, Shahin Dervishaj.
Dervishaj ka shkruar se Kosova meriton dhe mundet 77 herë më mirë.
Postimi i tij:
Një mikpritje e jashtëzakonshme në Lagjen 3 të Skenderajt
Me shumë dashuri e entuziazëm u pritëm sot nga banorët e Lagjes 3 në Skenderaj!
Të rinj e të moshuar që po presin me padurim 9 shkurtin e fitoren e një Kosove që mundet ma mirë.
Jashtëzakonisht falenderues e mirënjohës për ngrohtësinë e pritjen nga këta qytetarë të cilët të dielën do të japin verdiktin e tyre për Bedri Hamzën kryeministër.
Mos harroni, Kosova mundet 77 herë ma mirë
Zgjedhjet
Mevludin Mazreku 70: Morëm mbështetje nga Banja dhe Shkoza
Mevludin Mazreku, ka takuar banorët e Banjës dhe Shkozës.
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 70, Mevludin Mazreku ka takuar banorët e fshatit Banjë dhe Shkozë, ku ka thënë se ka marr përkrahje nga ta.
-
Lajme8 months ago
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
-
Lajme9 months ago
“O ik, ik!” – Tragjedia në Vushtrri / “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”
-
Lajme8 months ago
Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje
-
Lajme8 months ago
E dhimbshme: Vdes i riu Valon Mulolli, familja jep lajmin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 8 deputetët e AAK-NISMA që kanë fituar votat
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 20 deputetët e VV-së që fituan mandatin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 10 deputetët e LDK-së që fituan mandatet
-
Lajme8 months ago
Del emri i parë i kompanisë që SHBA e futi në “Listën e Zezë”