Kulturë
Ky është aplikacioni viral që ju tregon ku ka patrulla të policisë, kolona e shumëçka tjetër
“Waze” është një ndër aplikacionet më virale të momentit.
Është i tillë pasi që nga ai mund të përfitohen shumë informacione, si rrugët e bllokuara, kolonat, patrullat e policisë, barnatoret, spitalet, dyqanet dhe shumë gjëra të tjera.
Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të kësaj platforme, mund të ndiqni videon në vijim, të realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi:
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FInsajderiVideos%2Fvideos%2F532209433263406%2F&show_text=true&width=476&t=0“Waze” është një ndër aplikacionet më virale të momentit.
Është i tillë pasi që nga ai mund të përfitohen shumë informacione, si rrugët e bllokuara, kolonat, patrullat e policisë, barnatoret, spitalet, dyqanet dhe shumë gjëra të tjera.
Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të kësaj platforme, mund të ndiqni videon në vijim, të realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi:
Kulturë
Famela Zenelaj: Ylli i Ri që Ndriçon në Biomjekësi dhe Kërkimin Gjenomik
Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela Zenelaj është një dritë shprese për të ardhmen.
Nën mentorimin e jashtëzakonshëm të Dr. Detina Zallit — një lidere e njohur ndërkombëtarisht në fushën e genomikës dhe mjekësisë së personalizuar — Famela mbajti një prezantim të jashtëzakonshëm mbi temën:
“Mjekësia Gjenomike e Personalizuar: Nga Zbulimet Shkencore te Avancimet Farmaceutike.”
Në këtë paraqitje të strukturuar me kujdes dhe thellësi shkencore, Famela udhëhoqi audiencën nëpër historinë e mjekësisë së personalizuar, duke ndriçuar sesi zbulime madhore si RNA interference (RNAi) kanë hapur horizonte të reja në terapitë gjenetike dhe në mjekësinë moderne.
Me një qartësi mbresëlënëse, ajo shpjegoi sesi teknologjia revolucionare CRISPR-Cas9 po përdoret për të modifikuar gjenet me saktësi të pabesueshme dhe sesi kjo teknologji po transformon zhvillimin e terapive për sëmundjet më të rënda.
Famela tregoi një zotërim të jashtëzakonshëm të teknologjive të avancuara si sekuencimi i një-njësi bërthamore (snRNA-seq) dhe analizat snATAC-seq, të cilat mundësojnë studimin e indeve të ngrira dhe zbulimin e mekanizmave të sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson, duke sjellë shpresë për diagnostikim dhe trajtim më të hershëm dhe më të saktë.
Ajo gjith
ashtu vuri në dukje sesi farmacitë më të mëdha botërore, përfshirë Roche, Pfizer dhe AstraZeneca, po përdorin të dhëna gjenomike për të zhvilluar imunoterapi të personalizuara dhe për të çuar përpara inovacionin në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të ndërlikuara.
Por ajo që e veçon Famelën nuk është vetëm njohuria e thellë teknike. Ajo shfaqi një ndjeshmëri të rrallë për dimensionin etik të kërkimit shkencor, duke ngritur me pjekuri çështje të rëndësishme si mbrojtja e privatësisë së pacientëve, nevoja për akses të barabartë në terapitë më të avancuara, dhe përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i teknologjive të fuqishme si manipulimi gjenetik.
Me prezencën e saj profesionale, argumentimin e qartë dhe pasionin që ndjehej në çdo fjalë, Famela Zenelaj tregoi se nuk është thjesht një studente premtuese, por një lidere e ardhshme që do të ndikojë në formësimin e së ardhmes së biomjekësisë dhe kërkimit gjenomik.
Në një botë që ka nevojë për mendje të reja dhe zemra të pastra që shohin përtej kufijve të njohur, rrugëtimi i Famelës nën mentorimin e përkushtuar të Dr. Zallit na kujton se edukimi i vërtetë dhe udhëheqja me shpirt janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për shkencën dhe shëndetin njerëzor.
Nëse ndiheni të frymëzuar nga rrugëtimi i Famela Zenelajt dhe dëshironi të përjetoni një eksperiencë të ngjashme kërkimore nën mentorimin e Dr. Detina Zallit, mund të kontaktoni: 📩 drdetinazalli@gmail.com
Kulturë
Dita e Përkujtimit të Titanikut: 113 vjet më vonë, anija dhe historia e saj ende magjepsin
15 prilli festohet nga shumë njerëz si Dita e Përkujtimit të Titanikut. Anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut në orën 23:40. Mbrëmjen e 14 prillit me një shpejtësi prej 20 nyjesh dhe rrëshqiti nën sipërfaqe në orën 2:20 të mëngjesit të nesërm, sipas Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane.
Titaniku u nis më 10 prill, nga Southampton, Anglia jugore, në udhëtimin e tij të parë dhe të fundit. Por pesë ditë më vonë – natën e 14-15 prillit, anija e madhe u përplas me një ajsberg dhe u zhduk nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik në më pak se tre orë.
Më shumë se 1500 njerëz vdiqën. Ishte udhëtimi i parë i anijes. Që atëherë, një magjepsje e pangopur me rrënojat e Titanikut i ka shtyrë studiuesit të zhyten në fund të detit për të fotografuar dhe eksploruar mbetjet e anijes.
Kulturë
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
Janë këta nxënës: Ana, Sara, Amira, Ajla Mendohija, Albini, Shkodrani, Gresa, Genti, Ariana, Ajani, Zejdi, etj., të cilët vijnë në këtë pikë shkollore..Shkollat shqipe në të gjithë Zvicrën kanë marrë shkëlqimin e gjuhës sonë me atë ëmbëlsinë e dashurinë naimjane për të gjithë fëmijët e të rinjtë shqiptarë. Ishte një përpjekje e re, një dritësim i ri në vazhdën e shumë veprimtarive, të cilat na shoqërojnë jo vetëm viteve të fundit, por më shumë se tri dekada, duke përhapur “dritën së diturisë” në gjuhën shqipe. Pika e re shkollore në gjuhën shqipe është vazhdimësi e këtyre veprimtarive të cekura më sipër. Kështu i shtohet shkollave shqipe në Zvicër, në kantonin e St. Gallenit, edhe kjo pikë shkollore, e cila hapi dyert që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.
Viteve të fundit është bërë një punë e admirueshme në hapjen e pikave shkollore në mbarë Zvicrën, pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës. Puna dhe angazhimi ynë në bashkëpunim me prindërit shqiptarë ka dhënë frutat e saj, dhe në këtë mënyrë jemi bërë, shembulli më i mirë në përhapjen e dritës së diturisë në gjuhën shqipe. Para dy muajve fillova përpjekjet rreth organizimit të klasës në Grabs të kantonit të St. Gallenit, fillimisht punën administrative me Drejtorinë e shkollës, kontaktin me mësuesen Albulena Hasani, e cila pas një pune (zëvendësim) tre mujore në rajonin e Sarganserland-it, i hapi rrugës vetes, që të angazhohemi më shumë, për të, për t`i bërë vend në kuadër të Këshillit të Arsimtarëve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër.Dhe të gjitha këto përpjekje filluan të marrin rrugë dhe hap pas hapi filluan të realizohen. Bashkëbisedimi me prindërit, leja për klasën nga Drejtoria e shkollës, regjistrimi i nxënësve ishin vetëm disa hapa, të cilët si në çdo pikë shkollore marrin kohën e vet, ndaj janë edhe një ngarkesë administrative jo vetëm për ne, veprimtarët vullnetarë, por edhe për drejtoritë e shkollave zvicerane, sepse klasat po hapen gjatë gjithë vitit shkollor, pa e planifikuar më herët, prandaj themi padyshim është një ngarkesë për të gjithë faktorët.Dita e parë e mësimit ishte e veçantë, e veçantë, sepse nuk ka gjë më të bukur kur këta fëmijë i dëgjojmë duke shqiptuar fjalët e gjuhës sonë – gjuhë e prindërve të tyre, gjuhë e të parëve të tyre. Nuk ka gjë më të bukur se kur këta fëmijë shqiptarë i sheh me librin shqip në duar dhe të gatshëm për ditët e reja në rrugëtimin e tyre për ta mësuar dhe ruajtur gjuhën shqipe. Nuk ka gjë më të bukur por njëkohësisht edhe më të vështirë kur e sheh strukturën e nxënësve, nxënës të moshave të ndryshme, të nivelit të parë apo të nivelit të dytë. Ata, të cilët sa po fillojnë me shkronjat e shqipes dhe ata, të tjerët që nuk njohin shkronjat dyshe dhe kanë shumë vështirësi t`i shqiptojnë. Në mesin e tyre ka edhe të atillë, të cilët me përkrahjen e familjeve e flasin dhe e shkruajnë mirë gjuhën. E gjithë kjo është një “betejë” e cila na shoqëron gjatë ditëve të javës nga një pikë shkollore në tjetrën. Tani më edhe mësuese Albulena i bashkëngjitet kësaj sfide, këtu në mërgim me qëllim që t`i mësojë fëmijët shqiptarë, ta përvetësojnë sa mirë gjuhën shqipe.
Në këtë betejë jemi me dhjetëra e dhjetëra mësues në mbarë Zvicrën. E fillojmë dhe e mbarojmë javën, me qëllim që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë sa më mirë gjuhën shqipe. Fakt është se çdo fillim është shumë i vështirë dhe kjo shihet te qindra e qindra nxënës të cilët vijojnë rregullisht mësimet në gjuhën amtare, por kur mësuesit e nxënësit janë këmbëngulës në rrugëtimin e tyre të përbashkët sukseset nuk mungojnë.
Kësaj “beteje” aq shpresëdhënëse i bashkëngjiten edhe nxënësit e shkollës shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallen. Janë këta nxënës: Ana, Sara, Amira, Ajla Mendohija, Albini, Shkodrani, Gresa, Genti, Ariana, Ajani, Zejdi, etj., të cilët vijnë në këtë pikë shkollore për të marrë nektarin e gjuhës sonë.
Shpresojmë që buzëqeshja e tyre, si kjo në orët e mësimit të gjuhë shqipe në këtë fillim pranvere të mos zbehet kurrë, të mbetet për ta buzëqeshje pranverore gjithmonë.
-
Lajme8 months ago
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
-
Lajme9 months ago
“O ik, ik!” – Tragjedia në Vushtrri / “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”
-
Lajme8 months ago
Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje
-
Lajme8 months ago
E dhimbshme: Vdes i riu Valon Mulolli, familja jep lajmin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 8 deputetët e AAK-NISMA që kanë fituar votat
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 20 deputetët e VV-së që fituan mandatin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 10 deputetët e LDK-së që fituan mandatet
-
Lajme8 months ago
Del emri i parë i kompanisë që SHBA e futi në “Listën e Zezë”