Connect with us

Lajme

Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, pagat dhe pensionet do t’i rris në vitin e parë

Published

on

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurti. Ai është shprehur i bindur se në këto zgjedhje PDK-ja do të jetë parti fituese.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hamza ka treguar se këtë bindje e ka fituar në takimet që ka pasur me qytetarët nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

Ka një disponim që të ketë përkrahje në dobi të PDK-së dhe të marrin një rezultat, i cili na mundëson me e udhëheq Qeverinë. Jam i bindur se do ta udhëheqim Kosovën në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza.

Ai ka bërë një krahasim me vitin 2021, kur në zgjedhjet lokale për kryetar të Mitrovicës e kishte mposhtur në raundin e parë kandidatin e VV-së, i cili përkrahej fuqishëm nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij.

Hamza ka bërë me dije se i njëjti optimizëm po vërehet edhe tani.

Duke e parë atmosferën, në një fazë të zhvillimit të fushatës kam qenë i sigurt se do të fitoja në raundin e parë. U jam shumë mirënjohës qytetarëve të Mitrovicës, me kanë bërë nder të madh. Pas një periudhe të gjatë kohore, jam i vetmi kandidat që kam fituar në raundin e parë, pa balotazh. Në të ardhmen, nuk e di qysh do të jetë. Mirëpo, po e vërej se një atmosferë e tillë pozitive, me ata që i takoj, po vërehet sërish. Kjo na jep optimizëm se më 9 shkurt kemi me pasë rezultat të mirë”, ka thënë Hamza.

Ndër të tjera, Hamza ka elaburuar programin e tij politik.

Ai ka vlerësuar se programi i tij është real dhe i realizueshëm.

Hamza është zotuar se pagat dhe pensionet do t’i rris qysh në vitin e parë të qeverisjes së tij.

Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodh, ka thënë ai, do të largohet nga Zyra e Kryeministri.

Unë nuk e shoh rritjen e buxhetit përmes rritjes se taksave. Rritjen e buxhetore e shoh përmes rritjes ekonomike. Kur të kemi një rritje ekonomike, domethënë përmirësim të standardit të jetesës dhe pagave në sektorin privat, gjithsesi se do të këtë edhe në sektorin publik. Këtë premtim kam me e përmbush në fillim të mandatit. Nëse nuk përmbushet premtimi për rritjen e pagave në fillim të mandatit, sigurisht se nuk me zë viti i dytë në qeveri”, ka thënë Hamza.

Në vlerësimin e tij, Qeveria Kurti është qeveri që nuk ka shënuar ndonjë rezultat në këto katër vite.

Sipas tij, të gjitha qeveritë tjera kanë qenë më të suksesshme.

Jam i sigurt se Kosova mundet edhe më mirë. Viteve të fundit nuk ka pasur ndonjë progres, në raport më mundësonte. Jo me nevojat, por me mundësitë. Nëse e definoj Qeverinë(Kurti) shkurt, është një qeveria pa rezultate, pa ndonjë projekt domethënës kapital. Me e fillu dhe me e përfundu mandati pa e nis dhe pa e përfundu një projekt të rëndësisë së madhe kapitale, kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën”, është shprehur Hamza.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për përgatitjet që PDK-ja ka bërë për fillimin e fushatës zgjedhore dhe për fillimin e procesit të votimit në diasporë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër është shprehur optimist edhe për rezultatin që kjo parti do të marrë në diasporë.

I ftoj dhe i lus që ta kryejnë këtë obligim dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre politike”, ka thënë ai.

Sipas Hamzës, PDK-ja do të këtë rritje të jashtëzakonshme në diasporë.

Në bazë të vizitave që kam pasur në diasporë pres rezultat të mirë për PDK-në. Duke u bazuar në takimet që kam pasur në diaspora, ku kam takua mijëra njerëz dhe sigurisht se është një organizim tjetër, pres që PDK-ja të këtë një rezultat jashtëzakonisht të mirë në diasporë”, ka thënë ai, duke shtuar se situata ka ndryshuar nga vitit 2021.

Sigurisht se nuk është ajo situatë dhe PDK-ja do të këtë një rritje të madhe në diasporë”, është shprehur Hamza.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Published

on

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

Continue Reading

Lajme

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Published

on

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.

Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv

Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.

Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.

Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous