Connect with us

Teknologji

Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Published

on

Brenda pak muajsh Apple do të prezantojë një version të ri të platformës iOS, i cili fillimisht do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit.

Apple ka shpallur Worldwide Developer Conference 2025 (WWDC 2025) për 9 qershor, dhe në kuadër të këtij eventi kompania do të prezantojë versionet e reja të sistemeve të saj operative: iOS 19 dhe iPadOS 19.

Platformat do të jenë menjëherë të disponueshme për zhvilluesit dhe krijuesit e aplikacioneve, transmeton Telegrafi.

Kompania nga Cupertino do të zbatojë disa elementë të projektimit nga VisionOS në softuerin e ri.

Ndërsa ndryshimet zyrtare të dizajnit dhe një listë e pajisjeve të mbështetura nuk janë të disponueshme, një këshillues i njohur për parashikimet e tij të sakta ka ndarë një listë të modeleve të iPhone që duhet të kualifikohen për përmirësimin e iOS 19:

iPhone 16e, iPhone 16, iPhone 16 Plus

iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max

iPhone 15, iPhone 15 Plus

iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max

iPhone 14, iPhone 14 Plus

iPhone 14 Pro, iPhone 14 Pro Max

iPhone 13, iPhone 13 mini

iPhone 13 Pro, iPhone 13 Pro Max

iPhone 12, iPhone 12 mini

iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max

iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max

iPhone SE (gjenerata e dytë ose më e re)

Kjo do të thotë që iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max raportohet se nuk do të marrin përditësimin e iOS 19, pasi këta telefona nuk kanë çip A12 Bionic.

Të gjithë iPhone-ët e tjerë duhet të kenë iOS 19, me disa veçori të avancuara të kufizuara në modelet më të reja të iPhone.

Apple Intelligence, për shembull, funksionon vetëm në iPhone 15 Pro dhe pajisje më të reja. 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkencë

Dr. Detina Zalli: Zemra e një nëne, mendja e një shkencëtareje!

Published

on

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve

Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora shqiptare në Zvicër dhe në Amerikë, e deri në një klasë të vogël në Shkodër.
Dr. Detina Zalli, një nënë shqiptare e rritur mes përpjekjesh dhe ëndrrash të mëdha, vendosi të krijojë një program që sot është kthyer në urën që lidh fëmijët shqiptarë me universitetet më të mira në botë.

“Mami, a mund të bëhem një ditë shkencëtar si ata në televizor… dhe si ti?”
Kur djali i saj, Dielli, që po rritej në një qytet në Angli mes dy kulturave dhe një gjuhe që nuk ia përkthente gjithmonë shpirtin, e pyeti këtë,
Dr. Detina Zalli nuk e kishte gati përgjigjen.
Por ajo i dha diçka më të fuqishme: një premtim.

Premtimi që ai – dhe çdo fëmijë shqiptar që ndjen se nuk ka vend në një sistem që nuk e njeh plotësisht – të ketë akses në arsim të standardit botëror, mentorim, dhe një platformë për të ndërtuar besimin se vendi i tij është në qendër të dijes.

Një grua që ka ligjëruar në Harvard, Oxford dhe Cambridge, por flet si nënë

Dr. Zalli ka punuar dhe bashkëpunuar me Harvard, Oxford, Cambridge, NASA dhe fitues të Çmimeve Nobel.
Ka folur në konferenca ndërkombëtare për kërkime të avancuara në gjenetikë, lidership dhe sipërmarrje.

Por kur e pyet për arritjen e saj më të madhe, ajo nuk përmend tituj, por një fjalë:
“Studentët shqiptarë që kanë gjetur zërin e tyre përmes këtij programi.”

Nga një projekt për Diellin, në një platformë për një komb

Ajo që nisi si një rrugëtim për djalin e saj, Diellin, është kthyer sot në një program që fuqizon fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në diasporë, Kosovë dhe Shqipëri, duke u ofruar:

  • Mentorim personal me ekspertë nga universitetet më të mira në botë
  • Projekte kërkimore reale, të ndërtuara mbi standardet e Harvard-it, Oxford-it dhe MIT-it
  • Udhëzim të thelluar emocional dhe akademik, të bazuar në ndërtimin e vetëbesimit, kuriozitetit dhe mendimit kritik

Një qasje që ndryshon mënyrën si studentët mësojnë — dhe si e shohin veten

Kjo nuk është një shkollë e zakonshme. Nuk ka nota. Nuk ka provime.
Ka pyetje që nxisin mendimin, mentorë që frymëzojnë dhe projekte që përqafojnë realitetin shqiptar dhe ndërkombëtar.

Në vend të “mëso për provim”, fëmijët prezantojnë, ndërtojnë, debatojnë, kërkojnë dhe krijojnë zgjidhje për botën reale — nga teknologjia hapësinore deri te bioetika në mjekësinë moderne.

Struktura: Për çdo moshë, një udhëtim i veçantë

Programi është i ndarë sipas grupmoshës:

  • 7–10 vjeç: Eksplorim përmes lojës dhe tregimeve shkencore
  • 11–14 vjeç: Mendim kritik, prezantim dhe zbulim pasionesh
  • 15–18 vjeç: Projekte kërkimore, aplikime për universitete dhe komunikim shkencor
  • 18+ studentë: Portofol akademik, publikime dhe udhëzim për bursa, Master, PhD

Çfarë e bën këtë program ndryshe?

  • Bazuar në kërkimet më të fundit shkencore
  • Mentorim 1:1 me shkencëtarë nga Harvard, Oxford, Yale, Cambridge
  • Publikime dhe aktivitete reale
  • Programi zhvillon më shumë se dije — zhvillon personalitetin dhe qëndrimin e një lideri

Rezultatet? Flasin vetë.

  • Studentët që kanë ndjekur këtë program janë pranuar në:
    🎓 Harvard, Yale, Oxford, Cambridge, Stanford, Imperial, UCL etj.
  • Kanë ndërtuar start-upe, aplikacione për teknologji mjekësore dhe platforma për të drejtat e njeriut
  • Kanë fituar bursa, folur në konferenca, dhe janë kthyer në shembuj për komunitetin shqiptar ndërkombëtar

Dhe mbi të gjitha…

Kanë rifituar besimin se janë të mjaftueshëm. Se janë të aftë. Se e meritojnë të ëndërrojnë më larg.


Sepse fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për dije. Ata kanë nevojë për dikë që u thotë:
“Ti mundesh. Dhe unë do të të ndihmoj ta vërtetosh.”


Këtë e bën Dr. Detina Zalli.
Dhe e bën me zemër. Dhe me shkencë.

Continue Reading

Lajme

Bullgaria pajiset me 16 avionë të rinj luftarak amerikanë F-16

Published

on

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyzakov, ka marrë pjesë të dielën në një ceremoni në të cilën janë zbuluar avionët e rinj ushtarak të importuar nga SHBA-ja për të ngritur forcat ajrore të vendit në standardet e NATO-s.

16 avionët e rinj ushtarakë F-16 u shfaqur në një fshat në jug të Bullgarisë.

“Ky avion luftarak i mrekullueshëm qëndron si një simbol i partneritetit strategjik që ne ndajmë me Shtetet e Bashkuara, një partneritet që shtrihet përtej mbrojtjes në fushën e energjisë, duke ofruar garanci strukturore për sigurinë tonë kombëtare dhe duke rritur aftësitë e forcave tona të armatosura”, ka deklaruar Zhelyazkov me këtë rast, raporton AP.

Tetë prej tyre janë blerë për 1.3 miliardë dollarë në korrik të vitit 2019.

Planet fillimisht parashihnin që avionët e parë të mbërrinin në Bullgari në vitin 2023, por pandemia e koronavirusit ka vonuar dorëzimin e tyre deri në fund të këtij viti.

Në vitin 2022, qeveria bullgare ka nënshkruar një kontratë tjetër me kompaninë amerikane të hapësirës ajrore “Lockheed Martin” për një grup të dytë me tetë avionë të rinj luftarakë F-16.

Bullgaria, e cila i është bashkuar NATO-s në vitin 2004, që atëherë ka kërkuar të përditësojë flotën ajrore ushtarake të avionëve të vjetër MiG-29 të prodhimit sovjetik, por problemet financiare detyruan shtyrje të përsëritura.

Mes luftës së vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Bullgaria është mbështetur në ndihmën e vendeve të tjera të NATO-s për të përmbushur detyrimet e saj të policisë ajrore si një anëtare e aleancës.

Continue Reading

Lajme

Amazon dhe Apple preken rëndë nga rënia e tregjeve amerikane

Published

on

Bursat në mbarë botën janë ulur, pasi investitorët po analizojnë njoftimin për tarifat nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Në momentin që po shkruhet ky raport, indeksi S&P 500 ka rënë me 3.8%, ndërsa Nasdaq ka rënë gati 5%, tërhequr poshtë nga gjigandi i teknologjisë Apple, që ka rënë me 8%, transmeton klankosova.tv.

Prodhuesi i iPhone është një nga kompanitë më të ekspozuara ndaj rrezikut të tarifave, pasi Kina është një qendër kyçe prodhimi.

Siç shkruan bbc, rëniet kanë qenë më të theksuara te kompanitë që varen më shumë nga zinxhirët e furnizimit në prodhimin jashtë shtetit – si Apple, por gjithashtu Amazon (rënë 7%) dhe Nike (rënë 11%).

Që nga janari, kur filloi administrata Trump, tregjet amerikane kanë humbur 10% të vlerës së tyre, duke shënuar fillimin më të keq 10-javor nën një president të ri që nga George W.Bush në vitin 2001, gjatë kulmit të rënies së dot-com.

Në Evropë, gjigandi i transportit Maersk, i cili shihet gjerësisht si një tregues për tregtinë botërore, ra me 9.5%.

Indeksi FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar ra me 1.6%, ndërsa CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë shënuan humbje më të thella prej 3.3% dhe 3.1%, përkatësisht.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous