Connect with us

Kulturë

Letërsia shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig/ Ministri gjerman i Kulturës, i apasionuar pas Kadarasë! Lobim që Kosova të bëhet pjesë e Tradukit

Published

on

Në Lajpcig të Gjermanisë po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Librit, një nga më të mëdhenjtë në botë, pjesë e të cilit që prej vitit 2015 janë edhe shkrimtarët shqiptarë përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Në eventin që bën bashkë mijëra lexues anembanë botës, stenda e autorëve tanë ngjalli interesin e ministrit gjerman të Kulturës, Manuel Frick, që shprehu adhurimin për Ismail Kadaren dhe pranoi si dhuratë romanin “Kur sunduesit grinden”, një vepër që trajton marrëdhëniet e sundimtarëve me letërsinë.

Organizatorët sollën në vëmendje mungesën e Kosovës në Rrjetin evropian për letërsinë dhe librin, Traduki dhe kërkoi nxjerrjen e letërsinë së Kosovës jashtë kufirit.

Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në hapësirën e Tradukit, këtu në Panairiun e Librit në Lajpcig, që ne prezantojmë autorët tanë në një arenë ndërkombëtare. Letërsia bëhet pjesë e diskutimeve këtu në panair, por ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë është që Kosova të jetë pjesë e Tradukit, një rrjet i rëndësishëm, i cili mbështet autorët nga rajoni“, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Është shumë e rëndësishme për Kosovën që të jetë pjesë e rrjetit kulturor ‘Traduki’, pikërisht për promovimin e letërsisë shqipe të Kosovës jashtë kufijve, krijimin e urave të bashkëpunimit kulturor. Deri më tani fatkeqësisht, Kosova nuk ka arritur të jetë pjesë e këtij rrjeti, por ne si bibliotekë kombëtare dhe diplomacia jonë në Gjermani kanë lobuar në këtë drejtim dhe së shpejti urojmë që ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët“, theksoi Blerina Rogova Gaxha, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Fjalët lëvizin botën” është motoja e Panairit këtë vit që do të zgjasë deri në 30 mars, ku autorët shqiptarë do të marrin pjesë në aktivitete letërsinë bashkëkohore shqipe, traditën, gjuhën dhe përkthimin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kulturë

Famela Zenelaj: Ylli i Ri që Ndriçon në Biomjekësi dhe Kërkimin Gjenomik

Published

on

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela Zenelaj është një dritë shprese për të ardhmen.
Nën mentorimin e jashtëzakonshëm të Dr. Detina Zallit — një lidere e njohur ndërkombëtarisht në fushën e genomikës dhe mjekësisë së personalizuar — Famela mbajti një prezantim të jashtëzakonshëm mbi temën:

“Mjekësia Gjenomike e Personalizuar: Nga Zbulimet Shkencore te Avancimet Farmaceutike.”
Në këtë paraqitje të strukturuar me kujdes dhe thellësi shkencore, Famela udhëhoqi audiencën nëpër historinë e mjekësisë së personalizuar, duke ndriçuar sesi zbulime madhore si RNA interference (RNAi) kanë hapur horizonte të reja në terapitë gjenetike dhe në mjekësinë moderne.

Me një qartësi mbresëlënëse, ajo shpjegoi sesi teknologjia revolucionare CRISPR-Cas9 po përdoret për të modifikuar gjenet me saktësi të pabesueshme dhe sesi kjo teknologji po transformon zhvillimin e terapive për sëmundjet më të rënda.

Famela tregoi një zotërim të jashtëzakonshëm të teknologjive të avancuara si sekuencimi i një-njësi bërthamore (snRNA-seq) dhe analizat snATAC-seq, të cilat mundësojnë studimin e indeve të ngrira dhe zbulimin e mekanizmave të sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson, duke sjellë shpresë për diagnostikim dhe trajtim më të hershëm dhe më të saktë.
Ajo gjith

ashtu vuri në dukje sesi farmacitë më të mëdha botërore, përfshirë Roche, Pfizer dhe AstraZeneca, po përdorin të dhëna gjenomike për të zhvilluar imunoterapi të personalizuara dhe për të çuar përpara inovacionin në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të ndërlikuara.

Por ajo që e veçon Famelën nuk është vetëm njohuria e thellë teknike. Ajo shfaqi një ndjeshmëri të rrallë për dimensionin etik të kërkimit shkencor, duke ngritur me pjekuri çështje të rëndësishme si mbrojtja e privatësisë së pacientëve, nevoja për akses të barabartë në terapitë më të avancuara, dhe përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i teknologjive të fuqishme si manipulimi gjenetik.
Me prezencën e saj profesionale, argumentimin e qartë dhe pasionin që ndjehej në çdo fjalë, Famela Zenelaj tregoi se nuk është thjesht një studente premtuese, por një lidere e ardhshme që do të ndikojë në formësimin e së ardhmes së biomjekësisë dhe kërkimit gjenomik.

Në një botë që ka nevojë për mendje të reja dhe zemra të pastra që shohin përtej kufijve të njohur, rrugëtimi i Famelës nën mentorimin e përkushtuar të Dr. Zallit na kujton se edukimi i vërtetë dhe udhëheqja me shpirt janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për shkencën dhe shëndetin njerëzor.

Nëse ndiheni të frymëzuar nga rrugëtimi i Famela Zenelajt dhe dëshironi të përjetoni një eksperiencë të ngjashme kërkimore nën mentorimin e Dr. Detina Zallit, mund të kontaktoni: 📩 drdetinazalli@gmail.com

Continue Reading

Kulturë

Dita e Përkujtimit të Titanikut: 113 vjet më vonë, anija dhe historia e saj ende magjepsin

Published

on

15 prilli festohet nga shumë njerëz si Dita e Përkujtimit të Titanikut. Anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut në orën 23:40. Mbrëmjen e 14 prillit me një shpejtësi prej 20 nyjesh dhe rrëshqiti nën sipërfaqe në orën 2:20 të mëngjesit të nesërm, sipas Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane.

Titaniku u nis më 10 prill, nga Southampton, Anglia jugore, në udhëtimin e tij të parë dhe të fundit. Por pesë ditë më vonë – natën e 14-15 prillit, anija e madhe u përplas me një ajsberg dhe u zhduk nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik në më pak se tre orë.

Më shumë se 1500 njerëz vdiqën. Ishte udhëtimi i parë i anijes. Që atëherë, një magjepsje e pangopur me rrënojat e Titanikut i ka shtyrë studiuesit të zhyten në fund të detit për të fotografuar dhe eksploruar mbetjet e anijes.

Continue Reading

Kulturë

Ky është aplikacioni viral që ju tregon ku ka patrulla të policisë, kolona e shumëçka tjetër

Published

on

“Waze” është një ndër aplikacionet më virale të momentit.

Është i tillë pasi që nga ai mund të përfitohen shumë informacione, si rrugët e bllokuara, kolonat, patrullat e policisë, barnatoret, spitalet, dyqanet dhe shumë gjëra të tjera.

Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të kësaj platforme, mund të ndiqni videon në vijim, të realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FInsajderiVideos%2Fvideos%2F532209433263406%2F&show_text=true&width=476&t=0“Waze” është një ndër aplikacionet më virale të momentit.

Është i tillë pasi që nga ai mund të përfitohen shumë informacione, si rrugët e bllokuara, kolonat, patrullat e policisë, barnatoret, spitalet, dyqanet dhe shumë gjëra të tjera.

Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të kësaj platforme, mund të ndiqni videon në vijim, të realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi:

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous