Lajme
“Qershitë që s’janë bash të lagura”, Dërguti: Kurti mund të marrë edhe deputetë të Listës Serbe (VIDEO)
Më 15 prill është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, nga presidentja Vjosa Osmani.
Në këtë seancë, eksponentë të LVV-së janë shprehur goxha të bindur se do të arrihet të formohet edhe Kuvendi i ri, por edhe qeveria e re.
Mirëpo, opinionistja Aida Dërguti në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se kryeministrit në detyrë Albin Kurti do t’i duhen edhe “hajvanët” për formimin e qeverisë së re.
“Përveç 48 deputetëve sa i ka, do t’i duhen edhe disa të ashtuquajtur hajvanë, siç i ka emëruar vetë, që të shkojë dhe t’i marrë, sepse ai nuk e ka respektin për ta as si njerëz, e lëre më si deputetë”, u shpreh Dërguti.
Tutje, ajo tha se Kurti ka shanse që të rekrutojë edhe ndonjë deputet nga Lista Serbe.
“Mendoj që ka shanse që të rekrutojë edhe ndonjë nga Lista Serbe, mbase kjo është edhe arsyeja pse është takuar sot me Nenad Rashiqin, dikë si Adem Hoxha, pra që i thotë Ganja ‘qershitë që nuk janë bash mirë të lagura’, pra që është i Listës Serbe por është goran… e gjen njëfarë arsyetimi. Mirëpo, qeveritë me 61-2-3 deputetë janë paksa problematike në kuptimin e asaj që, po që se njëri shkon deri në tualet, bllokohet votimi”, tha Dërguti.
Lajme
Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,
Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.
”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.
Lajme
Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.
Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.
“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini. Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.
Lajme
Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.
Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv
Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.
Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.
Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.
-
Lajme8 months ago
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
-
Lajme9 months ago
“O ik, ik!” – Tragjedia në Vushtrri / “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”
-
Lajme8 months ago
Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje
-
Lajme8 months ago
E dhimbshme: Vdes i riu Valon Mulolli, familja jep lajmin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 8 deputetët e AAK-NISMA që kanë fituar votat
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 20 deputetët e VV-së që fituan mandatin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 10 deputetët e LDK-së që fituan mandatet
-
Lajme8 months ago
Del emri i parë i kompanisë që SHBA e futi në “Listën e Zezë”