Lajme
Berisha thotë se NISMA nuk ka bërë koalicion me VV’në: As nuk e kemi në plan
Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka folur për mundësitë e një koalicioni të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Berisha ka deklaruar se nuk janë të vërteta raportimet që pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së.
“Por jo koalicion, por as kafe nuk kemi pirë, të them të drejtën në një takim të kryesisë së Nismës Socialdemokrate, me që ishin fjalët ‘ jo qëndroi ky, apo ky piu kafe’ u detyrua Fatmir Limaj të thotë para kryesisë se që nga 2017, jo që nuk ka pirë kafe, por as dorën nuk ua ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Berisha për Klan Kosova.
Berisha ka pohuar se nuk do të ketë një koalicion me LVV-në, sipas tij, janë të interesuar të kenë koalicion me partitë opozitare, nëse dështon formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk kemi bërë koalicion dhe as nuk e kemi në plan të bëjmë koalicion, Nisma vazhdon të qëndrojë në atë që është publike se jemi të interesuar për një koalicion me opozitën”, u shpreh Berisha.
Lajme
Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,
Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.
”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.
Lajme
Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.
Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.
“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini. Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.
Lajme
Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.
Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv
Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.
Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.
Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.
-
Lajme8 months ago
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
-
Lajme9 months ago
“O ik, ik!” – Tragjedia në Vushtrri / “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”
-
Lajme8 months ago
Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje
-
Lajme8 months ago
E dhimbshme: Vdes i riu Valon Mulolli, familja jep lajmin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 8 deputetët e AAK-NISMA që kanë fituar votat
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 20 deputetët e VV-së që fituan mandatin
-
Lajme7 months ago
Ekskluzive/ Këta janë 10 deputetët e LDK-së që fituan mandatet
-
Lajme8 months ago
Del emri i parë i kompanisë që SHBA e futi në “Listën e Zezë”