Connect with us

Lajme

Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO)

Published

on

Shemsije Vishesellës, 26 vjet më parë forcat serbe ia nxorën nga shtëpia dhe ia vranë bashkëshortin e dy djemtë, atëbotë njërin 15 e tjetrin 17 vjeçar, derisa nga serbët e plagosur në fytyrë mbeti edhe vetë ajo.

Të njëjtën ditë forcat serbe në fshatin Ribar i Vogël i Lipjanit hynë të armatosur rëndë ku krahas këtyre treve, vranë edhe 22 persona të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe babai e disa familjarë të Hysen Gërxhaliut.

Mallin për ta, të afërmit nuk mundën ta fshehnin as të premten, kur u shënua përvjetori i 26-të.

Për t’i nderuar familjarët e për t’i kujtuar të vrarët, prezent sot ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Por, përkundër kësaj, ky publikisht nuk e nxori asnjë fjalë nga goja.

Nga 25 personat e vrarë, 19 ishin banorë të fshatit e 6 të tjerët mysafirë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Published

on

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

Continue Reading

Lajme

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Published

on

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.

Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv

Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.

Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.

Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous