Connect with us

Lajme

Haxhiu “dështoi” përsëri për tu bërë kryeparlamentare – Ja çka deklaruan partitë e mëdha për rrjedhën e konstituimit të Kuvendit

Published

on

Katër seanca konstituive të Kuvendit janë mbajtur që nga 15 prilli i 2025-tës, ndërsa Kuvendi i Kosovës mbetet ende pa kryetar e pa nënkryetarë.
Edhe sot, seanca konstituive ishte pa rezultat pasi që Lëvizja Vetëvendosje u “dorëzua” sapo filloi seanca, duke mos e vënë fare në votim kandidaten për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun dhe duke e pranuar se nuk i kanë votat.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e sotme konstituive ka njoftuar se Albulena Haxhiu është sërish e propozuar për Kryetare të Kuvendit, por s’do të hidhet në votim pasi që nga partitë opozitare kanë deklaruar hapur se s’do e votojnë, raporton lajmi.net.

“Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”, deklaroi Konjufca i cili tha se nga partitë opozitare tashmë kanë deklaruar se janë kundër emrit të Haxhiut.

“Kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që patëm tri herë radhazi në Kuvendni e Kosovës”.

Pas kësaj kryesuesi Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për t’u takuar sërish të mërkurën në ora 10:00.

Që Albulena Haxhiu do të jetë përsëri kandidate, e kanë konfirmuar “njëzëri” deputetët e VV-së, por që nuk do ta votojnë atë e kanë thënë “njëzëri” edhe deputetët e tri partive të mëdha opozitare.

Menjëherë pas mbylljes së seancës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha para mediave se Vetëvendosje duhet ta ndryshojë kandidaten e propozuar.

“Albulena Haxhiu s’do të ketë votat e PDK-së. Ajo duhet të ndryshohet, ka dështuar, s’mund të zgjedhet. Është simbol i dështimit të kësaj qeverie, që nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit e deri te ulja e buxhetit për të akuzuarit në Hagë”, tha ai.

Se i duhet bashkëpunim e që të bëj kompromise VV-së, deklaroi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por që me partinë e tij nuk mund t’i bëj këto kompromise sipas Abdixhikut.

“Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis, duhet të bëjnë shumicë. Sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës. Në asnjë variant (nuk bëjmë kompromis me VV-në). Asnjëherë (nuk do të shkojmë në negociata me Vetëvendosjen)”, ka thënë Abdixhiku.

Se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun tha edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Përgjegjësia në këtë rast është e partisë fituese, pasi ka një parti politike që ka deklaruar se i ka të pranueshëm dy emra. Ju e dëgjuat Muratin që tha se VV s’heq dorë nga kandidatura e njëjtë që kanë propozuar. Bllokuesit e vërtetë në këtë rast janë Vetëvendosje, pra janë ata që duhet kërkuar nga partitë politike. Ne s’po kërkojmë emër tjetër, ata mund të propozojnë edhe një kandidat nga një grup tjetër politike më pas i pyesim deputetët se si duan të votojnë ata. Ne nuk jemi të hapur për marrëveshje. Nuk mund të them sepse s’pati ftesë për takim. Janë organet e partisë që vendosin dhe varet se çfarë ftese do të kemi në këtë rast. Do të ulemi të konsultohemi e të ndërmarrim hapa komfort ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Po kërkojnë t’i detyrojnë edhe deputetët e partive të tjera t’i mësojnë se si të votojnë”, shtoi ajo

Këtij “bojkotimi” të votimit të Albulena Haxhiut iu bashkangjit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili i propozi VV-së që ta propozoj dikë tjetër për kandidat.

Ai tha se nëse duhet vota e opozitës ka logjikë me u diskutu edhe kandidati.

“Por një kandidat më konsensual se zonja Haxhiu. Ne kishim dhënë disa mendime se po të ishin kandidat të tjerë janë potencialisht më të votuar. Jemi të hapur nëse edhe opozita duan të gjejnë një rrugë që me fillu koha për qeverinë, jemi të hapur si AAK. Nëse VV-ja si ka votat për kandidatin e vetë, le të gjejë një kandidat më unifikues”, shtoi ai.

Ndërprerja e seancës pa iu dhënë hapësirë deputetëve të votojnë u komentua shumë e u konsiderua si shkelje ligjore edhe nga politikanë por edhe nga persona të shoqërisë civile.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar se rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kryesuesi i kësaj seance Avni Dehari ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit.

“Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar ai.

Ngjashëm me të u shpreh edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila tha se kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari “e shkeli me të dy këmbët rregulloren”.

“VV e ka uzurpuar Kuvendin. Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim. Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare”, ka shkruar ajo.

Edhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se moslejimi për të votuar sot është shkelje e rregullores së Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt shumë shkurt sot, solli polemika mes pozitës e opozitës se kush po e bllokon procesin.

Deputeti Faton Peci nga LVV-ja, beson se opozita do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të mos mbështetur kandidaten e propozuar nga partia fituese për kryetare të Kuvendit.

Pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit, ku nga LVV-ja u kërkua arritja e një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit, Faton Peci ka thënë se nuk duhen vonesa.

“Kompromisi është i gatshëm, nuk duhet të pasur vonesë sikur që ka pasur për certifikimin e mandateve, është e përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast LVV-së… Mendoj se kjo është rruga e vetme dhe jam i bindur që sikurse që janë tërhequr pas katër ditësh për çështjen e verifikimin të mandateve, e njëjta do të ndodhë edhe për kryeparlamentar”, ka thënë Peci.

E njëjtë me të mendon edhe ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se procesin e konstituimit të Kuvendit po e bllokon opozita e legjislaturës së kaluar.

“Interpretimi dhe qëndrimi i opozitës, pashmangshëm do ta çonte Kuvendin në një bllokadë tjetër, të patejkalueshme. Ne si parti fituese jemi të interesuar që të vazhdojmë tutje. Ftojmë edhe partitë opozitare që të lexojnë saktë rezultatin zgjedhor, e të respektojnë Kushtetutën, duke zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit”, ka shkruar Murati.

Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt me 15 prill, përfundoi pa u betuar deputetët.

Kjo pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

PDK-LDK dhe AAK ishin kundër raportit pasi sipas tyre kryeministri dhe ministrat të cilët emërohen deputetë duhet të jepnin dorëheqje.

Fatin e njëjtë e pati edhe seanca e dytë e datës 17 prill, ku përsëri nuk u votu pro raportit të Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Të shtunën, më 19 prill deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën të betoheshin por deputetja e VV-së Albulena Haxhiu nuk u votua mjaftueshëm për t’u bërë kryetare e Parlamentit të Kosovës, pasi mori vetëm 57 vota për – të pamjaftueshme që të marrë drejtimin e organit ligjvënës.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, me datë 23 prill në ora 10:00.

Ende nuk dihet nëse Albulena Haxhiu do të vazhdoj të jetë kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit, pasi dështoi tri herë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Published

on

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

Continue Reading

Lajme

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Published

on

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.

Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv

Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.

Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.

Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous