Connect with us

Lajme

Nikaj: Kurti s’po do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë – po e konsideron veten të veçantë

Published

on

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, e ka komentuar arsyen e kryeministrit Albin Kurti, për mosvizitë tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku tha se këtë vizitë s’po e bën se ka shumë formularë për t’i plotësuar.

Nikaj tha se Kurti e konsideron veten të veçantë prej të gjithë atyre qindra-mijëra njerëzve që sipas tij, i kanë vizituar ata që po më bahen në Hagë.

“Për sa i përket procedurave, procedurat janë standarde, disa formularë të thjeshtë që plotësohen në më pak se 15 minuta. Ky është vetëm një arsyetim i kryeministrit për mosvizitë, për moskujdesje ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj atyre që mbahen padrejtësisht tash e disa vite në Hagë”.

“Kryeministri po e arsyeton moskujdesin e tij me përtesë. Ashtu po e interpretoj unë pasi s’po e shoh një mënyrë tjetër për ta interpretuar faktin që dikush thotë se “po përtoj t’i plotësoj disa formularë”. Ata formularë nuk janë më të komplikuar sesa kur aplikon kryeministri për çfarëdo vize”, tha Nikaj në “Infomagazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kurti ka asisçentë e këshilltarë që do të mund ta ndihmonin atë në plotësimin e formularëve, por sipas tij, “ai s’po do t’i vizitojë Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe të tjerët në Hagë”.

Lajme

Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Published

on

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

Continue Reading

Lajme

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Published

on

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.

Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv

Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.

Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.

Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous