Connect with us

Lajme

VV-ja 118, PDK-ja 131, LDK-ja 124, AAK-NISMA 137: Këta janë numrat e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

Është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin 118, PDK-ja numrin 131, LDK-ja numrin 124 kurse koalicioni AAK-NISMA numrin 137.

Këta janë numrat e disa prej partive politike:

VV – 118

PDK – 131

LDK – 124

AAK – NISMA – 137

Koalicioni për Familjen – 129

Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 123

Demokracia Serbe – 116

Lista Serbe – 112

Ynekilici Turk – 130

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114

PDAK – LPB – 125

Gradanjska Iniciativa – 126

Nasha Bosnjaska Koalicia – 121

Parita kosovksi srba – 120

Srpski narodni proket – 133

Në anën tjetër, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë vendit me postë, kurse më 11 janar fillon fushata.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja po zhvillon përgatitjet intensive për zgjedhjet, dhe deri më tani shumica e përgatitjeve janë kryer. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme sepse i papaprin aktiviteteve siç është dizajni i fletëvotimit. Më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës me votuesit përmes postës, më 11 janar subjektet politike fillojnë fushatën zgjedhore. Ftoj të gjitha subjektet që t’i përmbahen ligjeve e rregullave zgjedhore”, ka thënë Radoniqi.

Me kë garojnë në maja të listave të tyre partitë?

Vetëvendosja në top pesëshen e partisë ka vendosur kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin, për të vazhduar me figura kyçe partiake si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari e Albulena Haxhiu.

Gjer më tash Vetëvendosja nuk ka paraqitur program zgjedhor, ndërsa ka proklamuar kryesisht nëpër tubime atë që e përkufizojnë si shtrirje sovraniteti dhe luftim korrupsioni.

Lidhja Demokratike e Kosovës në top pesëshen e saj ka përfshirë kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun, ndërsa ka vijuar me Kujtim Shalën, Doarsa Kica-Xhelilin, Lutfi Hazirin e Gazmend Muhaxherin.

LDK qe kohë ka paraqitur programin e saj të quajtur “Rruga e Re” ku kryesisht përfshihen zotime e plane për investime të mëdha infrastrukturore e kapitale.

Partia Demokratike e Kosovës garon me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, për t’u përcjellur me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun e Enver Hoxhajn.

PDK ka botuar muaj më parë programin e saj qeverisës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon bashkërisht me Nismas Sociale Demokrate dhe një seri koalicionesh me parti të vogla.

AAK synon, siç e quajn ata, anëtarsëimin e Kosovës “direkt në NATO”.

Lajme

Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Published

on

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

Continue Reading

Lajme

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i “lëkundshëm”, Basha bëhet pishman për shkrim e gazetarë (VIDEO)

Published

on

Në ditën kur doli lajmi se është autor i një teksti ku fyhet UÇK-ja, Dimal Basha nuk tha asnjë fjalë.

Ato fjalë i ruajti për të nesërmen, kur, në mëngjes, para se të niste mbledhjen e Kuvendit, u shfajësua në lidhje me informacionin bombë të një dite më parë, njofton Klankosova.tv

Por, kur të enjten më 28 gusht, foli për shkrimin në fjalë, ai ofendoi gazetarët dhe portalet, duke i akuzuar se kishin shtrembëruar të vërtetën për artikullin shkencor ku emri i tij figuron bashkë me atë të Jana Arsovskës, në një punim ofendues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Katër ditë më pas, të hënën më 1 shtator, kryeparlamentari ndryshoi tonin ndaj punonjësve të medias, madje duke cituar fjalët që presidenti i tretë amerikan kishte thënë për gazetarët dhe shtypin.

Basha tha se ndjehet përgjegjës vetëm për kapitullin mbi globalizimin, të cilin, siç deklaroi, e kishte shkruar si student më 2012, ndërsa tërësinë e punimit nuk e kishte parë kurrë deri në javën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përveç se pranoi se ndjehet fajtor dhe neglizhent, ai bëri të ditur se ka marrë hapa konkretë për ta zhbërë bashkautorësinë nga shkrimi problematik.

Basha theksoi se, si qytetar dhe si kryetar Kuvendi, ndjehet krenar për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, si dhe për të kaluarën e UÇK-së.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2025 Autochthonous